Nr. 02-2017https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/11362024-03-29T12:34:35Z2024-03-29T12:34:35ZSfidat e menaxhimimit me infermierë në Qendrën Klinike Universitare të KosovësJusufi, VjollcaJaha, Luanhttps://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/11532017-09-04T08:53:56Z2017-01-01T00:00:00ZSfidat e menaxhimimit me infermierë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës
Jusufi, Vjollca; Jaha, Luan
Pozita e menaxherit me infermierë është komplekse dhe nënkupton shkathtësi interaksioni me pacientë dhe familjarë, infermierë, mjekë, punëtorë të tjerë shëndetësor në shëndetësi si dhe me drejtuesit e institucionit. Ky punim analizon sfidat me të cilat ballafaqohet menaxheri me inferimerë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë ushtrimit të kësaj detyre. Autorët kanë intervistuar 30 menaxherë të lartë në infermieri. Përgjigjet e fituara janë përpunuar në mënyrë statistikore. Studimi ka gjetur se edhe pse menaxheri me infermierë është pjesëmarrës në përpilim të planeve të mjekimit në shumicën e rasteve, ai në asnjë rast nuk ka marrë pjesë në përpilimin e protokoleve të mjekimit. Pjesa më e madhe e menaxherëve kanë pohuar se ka interferim të plotë ose të pjesshëm të menaxhmentit ose të mjekëve në kompetencat e tyre. Shpërblimi me ditë të lira dhe ndërrimi i vendit të punës janë instrumente të vetme të menaxherëve për të motivuar dhe sanksionuar të subordinuarit. Gati gjysma e menaxherëve nuk dinë si janë të vlerësuar nga eprorët, ndërsa çdo i katërti nuk pajtohet me vlerësimin. Shumica janë të kënaqur me imazhin publik të infermierit. Sfidat e menaxhimit me infermierë kërkojnë redefinimin e rolit të menaxherit dhe forcimin e pozicioni të tij.
2017-01-01T00:00:00ZTipare të kulturës politike në Shqipërinë post-komunistePajo, Matildahttps://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/11522017-09-04T08:50:24Z2017-01-01T00:00:00ZTipare të kulturës politike në Shqipërinë post-komuniste
Pajo, Matilda
Studimi i kulturës politike tënjë vendi luan një rol shpjegues mbi kuptimin e dinamikës së sistemit politik, lindjes dhe konsolidimit të institucioneve demokratike në shoqëri të caktuara. Qëllimi i këtij punimi ështëtë argumentojë se kultura politike në Shqipërinë post-komuniste nuk është kongruente me institucionet demokratike të vendit, pasi kjo kulturë politike ka trashëguar ndikime të shumta gjatë sistemit totalitar komunist, për gati pesëdekada. Ndikimet dhe pasojat e totalitarizmit mbeten ende të patrajtuara nga shoqëria shqiptare, për këtë arsye është me interes të veçantë hulumtimi i këtyre temave. Përmes analizimit të komponentëve të kulturës politike mund të shpjegojmë fazën e konsolidimit demokratik të një shoqërie, nivelin e pjesëmarrjes qytetare në demokraci dhe performancën institucionale, në këtë rast të Shqipërisë. Supozimi bazë i këtij punimi është se kultura politike post-komuniste në Shqipëri e ka frenuar procesin e konsolidimit demokratik në vend, përgjatë një procesi të papërfunduar të tranzicionit, nga sistemi totalitar në sistemin e shteteve liberal-demokratike. Metodologjia e përdorur në këtë punim është e natyrës cilësore, me qasje interpretative e analitike. Kuadri teorik i punimit mbi bazën e të cilit interpretohet, analizohet dhe tipizohet kultura politike postkomuniste shqiptare mbështetet tek teorikët si Almond, Verba, Inglehart e të tjerë.
2017-01-01T00:00:00ZDecentralizimi etnik në KosovëSallova, Donikhttps://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/11512017-09-04T08:48:05Z2017-01-01T00:00:00ZDecentralizimi etnik në Kosovë
Sallova, Donik
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 u bazua në të ashtuquajturën “Pako e Ahtisarit”, e cila u përgatit nga i dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari. Kushtet themelore të kësaj “pakoje” kishin të bënin me natyrën demokratike dhe multietnike të shtetit të Kosovës, ndërsa në mënyrë të veçantë ato lidheshin me garantimin e të drejtave të pakicave kombëtare ose siç i referohet dokumenti “komuniteteve pakicë”. Kjo pako prezumon se nëpërmjet decentralizimit të qeverisjes lokale dhe themelimit të komunave të reja ku jetojnë pakicat, të garantohet vetëqeverisja, si proces i pranimit dhe integrimit të tyre në shtetin e Kosovës. Qëllimi i këtij punimi është të argumentojë se decentralizimi dhe themelimi i komunave të reja, veçanërisht për komunitetin serb në Kosovë, më shumë se sa të ndihmojë në vetëqeverisje, ka çuar në dezintegrimin dhe izolimin e tyre, duke thelluar akoma më shumë ndarjen me shumicën etnike në Kosovë. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e arritur në gushtin e vitit 2015 në Bruksel demonstron tendencën e komunave serbe për t’u lidhur me njëra-tjetrën në një entitet autonom politik, si fazë paraprake drejt bojkotit të përgjithshëm të shtetit të Kosovës.
2017-01-01T00:00:00ZRoli i politikave aktive të tregut të punës në rritjen e punësimit të rinjveAliu, Ylberhttps://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/11502017-09-04T08:44:49Z2017-01-01T00:00:00ZRoli i politikave aktive të tregut të punës në rritjen e punësimit të rinjve
Aliu, Ylber
Njëri nga problemet kryesore me të cilin përballet Kosova sot është papunësia e të rinjve. Qëllimi kryesor i këtij punimi është studimi i rolit të politikave aktive të tregut të punës në rritjen e punësimit të rinjve. Të dhënat e punimit janë mbledhur prej burimeve të ndryshme. Për pjesën teorike të dhënat janë marrë nga literatura akademike lidhur me politikat aktive të tregut të punës të cilat zbatohen në të gjitha shtetet tjera të botës, ndërsa për pjesën praktike të dhënat janë marrë nga raportet e performancës të Shërbimit Publik të Punësimit, Anketat e Fuqisë Punëtore të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, si dhe nga raportet e institucioneve tjera të cilat promovojnë politikat aktive të tregut të punës për integrimin e të rinjve në punësim. Konkluzioni i punimit është se, politikat aktive të tregut të punës janë mekanizmi më i mirë se si mund të kanalizohet dhe racionalizohet ndërhyrja e shtetit në tregun e punës duke pasur synime të qarta. Kosova ka krijuar një praktikë disavjeçare në zbatimin e politikave aktive të tregut të punës, por kjo praktikë duhet fuqizuar për t’u zhvilluar më tutje.
2017-01-01T00:00:00Z