Nr. 01-2017https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/10582024-03-28T23:49:36Z2024-03-28T23:49:36ZKomunikimi mes Parlamentit dhe OJQ-ve, kontradiktat e një raporti mes informimit publik dhe marketingut politikMusta, Suelahttps://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/10802017-05-24T12:31:37Z2017-01-01T00:00:00ZKomunikimi mes Parlamentit dhe OJQ-ve, kontradiktat e një raporti mes informimit publik dhe marketingut politik
Musta, Suela
Një nga dilemat e transparencës mes publikut dhe Parlamentit është pikërisht raporti i komunikimit mes Parlamentit, si institucioni më përfaqësues politik i publikut (sovrani) dhe shoqërisë civile, organizatave joqeveritare (që pretendojnë se përfaqësojnë interesat e publikut). Në komunikimin parlamentar , marrëdhëniet me OJQ-të janë një eksperiencë relativisht e re (pas viteve 2000), e cila ka ardhur duke u përafruar me cilësitë e eksperiencave ndërkombëtare. Produkti i kësaj marrëdhënieje, më tepër se një proces informimi për publikun, apo dhe transmetimit të problematikës së tij në aforën e Parlamentit, ka ndjekur më së shumti vektorin e “një strategjie mediatizimi”, si pjesë e publicitetit të marrëdhënieve me publikun nga të dy palët. Në këtë trajtesë shkencore, në fokus do të jetë komunikimi Parlament–OJQ në zbërthim të dilemave të informimit të publikut nga njëra anë dhe, rolit të transparencës apo llogaridhënies parlamentare nga ana tjetër, si pjesë e marrëdhënieve publike të vetë institucionit. Opinioni i mediave si aktor kyç në informim, konsiderohet i nevojshëm në vlerësimin e komunikimit Parlament- Shoqëri civile. Në këtë pikëpamje, raporti i komunikimit Parlament–OJQ, vjen si problematikë ende e pazgjidhur në përcaktimin e termave të informimit apo marrëdhënieve me publikun, ku përfshihet dhe marketingu politik, si pjesë e kësaj strategjie. Tema do të përfshijë trajtimin e të dhënave dokumentare, tregues statistikorë, të integruar, me interpretim dhe cilësime nga përfaqësues të të dyja palëve dhe gazetarëve që mbulojnë aktivitetin parlamentar
2017-01-01T00:00:00ZMesazhi baritor si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve me publikun në institucionet fetarePaja, Sokolhttps://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/10792017-05-24T12:28:50Z2017-01-01T00:00:00ZMesazhi baritor si pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve me publikun në institucionet fetare
Paja, Sokol
Mesazhi baritor është një formë e pastër e komunikimit publik në institucionet fetare, si komunikim special që këto institucione klerikale reagojnë ndaj situatave të caktuara, festave, qëndrimeve apo ngjarjeve në shoqërinë shqiptare. Mesazhi i përmuajshëm, i përtremuajshëm apo specifik për situata e ndryshme, përbën një mesazh specifik në komunikimin me besimtarët nga ana e institucioneve fetare në Shqipëri. Mesazhi baritor është mbi të gjitha një thirrje për reflektim drejtuar besimtarëve, një qëndrim publik i mbajtur prej institucioneve fetare, një perspektivë e re në marrëdhëniet mes shoqërisë dhe institucioneve fetare, është një komunikim sqarues dhe mbi të gjitha është një komunikim shumë specifik ndërmjet fesë, besimtarëve dhe krejt shoqërisë. Në këtë punim do të mësojmë mjetet dhe organizimin e marrëdhënieve me publikun në institucionet fetare, pikërisht në Kishën Katolike, Kishën Ortodokse dhe Komunitetin Mysliman Shqiptar përgjatë vitit 2016-të. Do të merren në shqyrtim komunikimet publike si formë e mesazhit baritor që këto institucione fetare ua drejtojnë publikut fetar dhe mbarë shoqërisë në varësi të ngjarjeve apo festave të ndryshme fetare. Artikujt dhe reagimet e këtyre institucioneve do të qëmtohen imtësishëm në lidhje me natyrën e mesazhit baritor, duke parë kontekstin, duke parë artikuluesin dhe mbi të gjitha duke u fokusuar te situatat e caktuara që kanë shkaktuar sjelljen e këtij reagimi publik të institucioneve fetare. Gjithashtu do të shihet sesi funksionon dhe çfarë ndryshimi ka “mesazhi baritor” nga komunikimi i zakonshëm publik i institucioneve fetare.
2017-01-01T00:00:00ZStrategjitë e manipulimit përmes komunikimit politik dhe përdorimit të Spin doctorsÇipuri, Ramadanhttps://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/10782017-05-24T12:26:00Z2017-01-01T00:00:00ZStrategjitë e manipulimit përmes komunikimit politik dhe përdorimit të Spin doctors
Çipuri, Ramadan
Komunikimi politik shfaqet përmes metodave të ndryshme, qoftë nga individë të përfshirë në mënyrë direkte në politikë apo edhe nga të tjerë që punojnë në shërbim të tjetër kujt. Historia ka njohur shembuj të shumtë të këshilltarëve dhe personave përgjegjës për imazhin e udhëheqësve politikë. E kthyer në një praktikë të gjerë edhe në Shqipëri, komunikimi përmes të ashtuquajturve Spin doctors është parë si një domosdoshmëri nga të dyja krahët e politikës shqiptare, qofshin ata të majtë apo të djathtë. Eksperiencat tregojnë se informimi publik, kryesisht kalon përmes komunikimit politik si deformim, e në rastin më të keq si manipulim i realitetit dhe së vërtetës. Ky studim do të rreket të hulumtojë mënyrat e përdorura për deformimin e së vërtetës të përfshirë brenda vetë problematikës: manipulimit përmes strategjive të komunikimit. Punimi parashtron brenda hapësirave të tij edhe disa çështje të tjera kërkimore, mbi të cilat ngrihen strategjitë e informimit që kalojnë nga komunikimi politik. Studimi bazohet mbi një analizë përshkruese, por që analizon në mënyrë të njëpasnjëshme disa raste konkrete që mundësojnë përfshirjen edhe të kuadrit aktual shqiptar. Në këtë studim synohet të arrihet në përfundimet se për sa i përket manipulimit përmes komunikimit publik, politika shqiptare ka ndjekur të njëjtat ritme me vendet e tjera të botës por brenda specifikave të veta, të kushtëzuara nga faktorë të shumtë ku janë përfshirë një sërë emrash të njohur që
përkujdesen për imazhin , ruajtjen dhe zhvillimin e tij.
2017-01-01T00:00:00ZInformacioni i kërcënuar nga zyrat e PR-itKikia, Mentorhttps://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/10772017-05-24T12:23:00Z2017-01-01T00:00:00ZInformacioni i kërcënuar nga zyrat e PR-it
Kikia, Mentor
Informacioni që transmetohet sot në median audiovizive, është jo vetëm i kërcënuar nga zyrat e PR-it, por edicionet informative janë të diktuara prej tyre. Televizioni në Shqipëri është duke u përballur me “diktatin” e marrëdhënieve me publikun. Në analizë janë marrë dy institucione të rëndësishme, Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Tiranë, si dy ndër institucionet shtetërore me “aparatin mediatik” më të sofistikuar aktualisht. Hipoteza kryesore është se informacioni i transmetuar nga media, veçanërisht në median audiovizive, është i prodhuar dhe “paketuar” nga zyrat e shtypit të institucioneve dhe i transmetuar nga kanalet e ndryshme. Për të analizuar fenomenin është kryer monitorimi i edicioneve informative për një periudhë 1 – mujore dhe njoftimet për shtyp të dërguara në adresat elektonike të gazetarëve dhe redaksive të televizoneve. Si përfundim mund të themi se media, veçanërisht media elektronike sot është tërësisht preh e zyrave të shtypit dhe e varur prej tyre. Çështja tashmë shtrohet nëse do të ngrejë apo jo krye media në Shqipëri për të rifituar vendin e saj dhe për të përmbushur detyrën e ushtruar, pushtetin e saj.
2017-01-01T00:00:00Z